RadioStar96.4

Dihen fituesit e Olimpiadës Matematike të Gjilanit

By on May 6, 2013
olimpiada_4513

136 nxënës të shkollave të ulëta të komunës së Gjilani, të shtunën  janë sfiduar për dijen më të mirë të  tyre në lëndën e matematikës   në Olimpiadën Matematike “ Gjilani 2013”, të organizuar nga OJQ “Union Plus” dhe në mbështetje të Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Kryetari i komunës, Qemajl Mustafa, duke hapur zyrtarisht këtë eveniment të rëndësishme arsimor, i cili në Gjilan çdo vit po zgjon kërshëri edhe më shumë, ka inkurajuar garuesit e kësaj lënde ekzakte, duke premtuar s e Komuna do të jetë gjithmonë në mbështetje të kësaj fryme garuese.

“ Kam shumë besim se ju do të arrini edhe më shumë suksese se viteve të mëhershme, sepse lufta për dije nuk ndalet kurrë, e aq më tepër për dije të mbretëreshës së shkencave natyrore. Duhet synuar gjithnjë se vetëm me punë dhe suksese mund të arrihet niveli më i lartë arsimor. Jo rastësisht sot kemi student të komunës sonë që shkollimin po e bëjnë  në Universitetet më prestigjioze në botë”, ka theksuar Mustafa

Edhe prof.dr. Xhevdet Thaçi, ligjërues i matematikës në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë, ka përgëzuar garuesit dhe organizatorin për punën e mirë që sipas tij,  po behët në lëndën e Matematikës në komunën e Gjilanit.

“Punoni pandërprerë  e dojeni  sa më shumë këtë lëndë dhe s’do mend se suksesi i juaj nuk do të mungojë”, ka thënë Thaçi.

Fehmi Sylejmani, koordinator i Olimpiadës matematike të Gjilanit, ka thënë se interesimi i nxënësve për këtë betejë të dijes ishte mjaft i madh, ku numri i nxënësve që sfiduan dijen ishte  136 nxënës, të përfshirë nga shkollat e mesme të ulëta(VI- IX).

Ai ka treguar se rrugëtimin e mëtutjeshme për këtë dije, do ta vazhdojnë tetë nxënës në Durrës , në Olimpiadën Mbarëkombëtare, prej 24 maj deri më 26 maj. Tre të  klasave VII, tre të VIII dhe dy  të IX, derisa një nxënëse  e klasës së shtatë më 10 dhe 11 maj në Durrës do ta përfaqëson Gjilanin në Olimpiadën e 14 mbarëkombëtare “Festë Matematika 7”.

Derisa nxënësit  më të mirë, të klasës së gjashtë në këtë Olimpiadë të Gjilanit, që kësaj radhe kanë 6 nxënës , meqë vendin e tretë e ndajnë 4 nxënës, janë shpërblyer vetëm  me medalje dhe dhurata modeste.

Sylejmani ka treguar se në Durrës, qytetin e Gjilanit do ta përfaqësojnë këta nxënës:Valdrin Jonuzi, Ndrit Azizi, Nita Sylejmani(klasa VII), Ardita Berisha, Muhamet Zahiri, Rreze Jerliu(VIII) ,  Elira Sadiku dhe Erion Hamiti(IX), por nuk përjashtohet mundësia që edhe vendi i tretë(Monika Bunjkau) të merr pjesë në Olimpiadën gjithëkombëtare në Durrës.

Emin Ramadani, kryetar i komisioneve  për Kontrollim të Detyrave,  ka thënë se gjithçka në këtë sfidë të dijes ka shkuar ashtu siç është planifikuar.

“Edhe përkundër që kishte numër të madh nxënësish, Olimpiada ka qenë në nivelin e duhur, derisa edhe garuesit në përgjithësi kanë dëshmuar përformancë të lartë për këtë lëndë ekzakte dhe mjaftë tërheqëse”, ka thënë arsimtari Emin, duke shtuar se konkurrencë mjafte e madhe këtë herë ka pasur në klasat e gjashta dhe të  nënta, e po të njëjtit mendim ka qenë edhe Nazlije Azizi, anëtare e Komisionit për Kontrollimin e detyrave në klasën e nëntë.

Ndërkaq, Elira Sadiku, fituese e kësaj gare në klasën e nëntë, e emocionuar për suksesin e saj të dytë me radhë, ka falënderuar organizatorin dhe institucionet arsimore, për punën dhe ndihmën që po e bëjnë për këtë ngjarje madhore, duke premtuar se edhe nga Durrësi do të kthehet triumfalisht.

Gjilani vitin e kaluar ka qenë nënkampion i Olimpiadës Mbarëkombëtare për klasën e tetë, derisa edhe tre herë tjera ka qenë po ashtu nënkampion në klasë të ndryshme(7-9), kurse në vitin 2009 ishte edhe kampion mbarëkombëtar për klasën e nëntë.

Rezultatet zyrtare të Olimpiadës matematike  “Gjilani 2013”

Klasa e VI
1.    Bleron Shabiu, “Selami Hallaçi”
2.    Dion Salihu, “Musa Zajmi”
3.    Leart Ajvazaj , “Selami Hallaçi”
3 .  Endi Sahiti, “Musa Zajmi”
3 .  Drilon Morina, “Skënderbeu”
3    Rilind Ramadani, “Thimi Mitko”
Klasa e VII
1.    Valdrin Jonuzi, “Selami Hallaci”
2.    Ndrit Azizi, Selami Hallaçi”
3.    Nita Sylejmani, “Thimi Mitko”
Klasa e VIII
1.    Ardita Berisha, “Musa Zajmi”
2.    Muhamet Zahiri, Lagjja 2
3.    Rreze Jerliu, “Thimi Mitko”
Klasa e IX

1.    Elira Sadiku, “Selami Hallaçi”
2.    Erion Hamiti, “Thimi Mitko”
3.    Monika Bunjaku, “Selami Hallaçi”

About Flakron Salihu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

*